Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë sot para disa studentëve dhe profesorëve se 1 tetori i protestave të 22 viteve të mëhershme është ditë e rëndësishme.
“Sot është një ditë e rëndësishme, 1 tetori, që jemi mbledhur të gjithë, pasi është 22 vjetori i protestave paqësore të Universitetit të Prishtinës ,dhe unë me këtë rast do të prezantoj 9 teza të cilat do të përshkruajnë situatën e atëhershme” .
“Nën okupimin e Serbisë mund të mblidheshe më shumë veta po të ishte kjo privatisht, për dasma, vdekje dhe ahengje, kjo nuk përbënte problem, por në publik të mblidheshin tre apo më shumë veta konsideroj masë njerëzish dhe si e tillë sfidë për shtetin”.
“Shqiptari publik ishte i ndaluar dhe në këtë kuptim protesta e 1 tetorit sfidonte këtë. Sfidonte uzurpim e publiken nga shteti qe na konsideronte njerëz por jo edhe qytetarë. Andaj atë botë thoshim se shqiptarët trajtohen si qytetarë të rendit të dytë”.
“Sepse ne e kishim Republikën e Kosovës dhe ishim te okupuar, ata kishin republikën e Serbisë që ishte okupatorë dhe për rrjedhim nuk ishte republikë. Republika jonë ishte për ekzistencë dhe shteti i tyre ishte i pamundur për republikë, ky është ai konteksti politik dhe civil i asaj kohe”.
Ai deklaroi se Universiteti i Prishtinës ishte institucioni që ishte në ballë të rezistencës.
“E dyta UP-ja ishte përballë rezistencës gjatë viteve të 90-ta çdo akt që lëshonte e kudo që përmendej ai thirrej me emrin Universiteti i Prishtinës në Republikën e Kosovës, ishte institucioni i cili më së shumti mbante vet republikën në ballë të rezistencës, në vitet 90-ta ka qenë pikërisht arsimi”.
“Këtë e nisi e kështu profesori Ejup Statovci, rektor i cili e rimëkëmbi UP-në në 1991 në ndërmarrje kjo e cila nuk ishte më pak e vështirë, ishte më e vështirë se vet themelimi i universitetit”.
“Në shtator të 1996 është nënshkruar marrëveshja për normalizimin e arsimit. Midis presidentit Ibrahim Rugovës dhe presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviqit, para kësaj marrëveshje në popull është shpresuar përgjithësisht dhe disi në mënyrë abstrakte. Pas nënshkrimit të saj populli ka filluar të mendojë më konkret, por pas zhgënjimit të saj për mospërmbushje të marrëveshjes, vie edhe zhgënjimi konkret”.
“Shpresa mund të mos jetë bash konkrete, por zhgënjimi është më konkret, kjo ka qenë faktori që neve na ndihmoi, dështimi i asaj marrëveshje neve na shtyri për veprim”, ka thënë Kurti.