Kurti fton LDK-në: Nëse dyshoni a mund ta udhëheq dialogun, më provoni

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 14:24 | Nga Hasan Hoti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për shkarkimin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se Qeveria nuk mund të ketë ministra të cilët e kundërshtojnë kryeministrin në mesnatë, duke iu përgjigjur deputetes së LDK-së, Valentina Bunjaku.

Ai më tej ka shtuar se nëse LDK-ja ka dyshim se ai mund ta udhëheq dialogun me Serinë, ta provojnë atë dhe Qeverinë e tij.

“Qeveria nuk mund të ketë ministra të cilët e kundërshtojnë kryeministrin në mesnatë e në mbledhje që mbahen në mesnate nuk flet. Nëse dyshoni a mund ta udhëheq dialogun më provoni dhe e shikoni”.

“Dhjetë veta kishin me qenë një ekip që e formon kryeministrin sepse kryeministri është ai që e udhëheq dialogun por njëherë nuk ka dialog dhe anën tjetër të thonë eja në marrëveshja të gatshme që e kanë bërë dy presidentët”.

Sipas tij, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të mbajtur ditë më parë është tentuar të bëhet “puq”.

“Po hoqa dorë unë reciprociteti dhe ktheva ministrin kjo seancë pa epilog. Është kërkuar heqja e tarifës pa reciprocitet dhe kjo është gabim sepse në marrëveshjen tonë të koalicionit e kemi zëvendësimin e tarifës 100% me reciprocitet. Në Këshill të Sigurisë dështoj puqi dhe në mesnatë doli dhe deklaroi ndryshe nga kryeministri dhe kjo është e pafalshme”.

“Populli e ka vendos vendin e secilit prej neve. Edhe kryetarin e LDK-së edhe kryetaren e Kuvendit i kam njoftuar para se ta bëjë shkarkimin, por nuk i kam thirrur në takim sepse nuk e ndërroj mendimin. Nuk ka mundësi me dal një ministër dhe me e mbajt anën e kundërshtarit”, tha Kurti.

Më pas shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se gjendje të jashtëzakonshme shpallë vetëm Kuvendi.

Sipas Gashit, këtë e di më mirë edhe vet Kurti, raporton EO.

“Unë e di që ti e njeh kushtetutën dhe e di që vetëm ky Kuvend e shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Prandaj ajo frikë është joreale dhe më vjen keq që nëse je ndier i ofruar”.

“Kemi propozuar mocion që ka kaluar, por ne po kërkojmë që partnerët ndërkombëtarë po kërkojnë disa muaj dhe hajde t’i japim”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/693115131428430/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme