Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se po funksionon si “hije politike” e partive opozitare kundër Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Ai reagoi pas vendimit të gjykatës për të vendosur masë të përkohshme pas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të Kuvendit, sipas kërkesës së Listës Serbe.
Kurti e krahasoi këtë vendim me një situatë absurde, duke thënë: “Është njësoj sikur Arben Vitia të lëshojë vendim mjekësor që ata shtatë gjyqtarë të shkojnë në pushim mjekësor për shkak të gjendjes së tyre të rënduar”.