Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehet se Milan Radojiçiq është njeri i jashtëligjshëm në Kosovë, i cili po strehohet në Serbi.
Këtë koment Kurti e bëri kur pa fotografinë e presidentit serb Vuçiq, bashkë me bashkëpunëtorët e tij pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë atje.
“Por unë nuk pata mundësi ta ndjek deklarimin e presidentit të Serbisë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë”, u shpreh Kurti.
Më pas komentoi personazhet në foto.
“Milan Radojiçiq dhe Bratislav Gashiq këta dy emra nuk janë emra më të cilët mund të thuash se janë për marrëveshje… Ju e dini shumë mirë që para hiç më shumë se një jave e kishim rastin kur Milan Radojcici i cili ndodhet në listën e zezë të SHBA-së, erdhi deri të pika kufitare dhe u largua me shpejtësi në Serbi. Pra, ai po strehohet në Serbi, është i kërkuar në Kosovë”, tha Kurti në RTK.
Radojiçiqi është njeri i jashtëligjshëm në Republikën e Kosovës.