Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme gjithë-ditore që po mbahet në hotel “Sharr” në Prevallë të Prizrenit, është prezantuar Drafti i Programit Qeverisës për të cilin diskutoi secili ministër.
Për ta kaluar kohën e pauzës, i pari i ekzekutivit Albin Kurti e ka “zgjedhur” zëvendëskryeministrin e parë Avdullah Hotin dhe ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliun.
Në fotografi nga ky takim shihen personat në fjalë duke pirë kafe dhe duke u ëmbëlsuar me desert.