Lista Serbe, ka refuzuar që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Kosovës në prill.
E, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se kjo është shenjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi Listën Serbe dhe ndërhyrjes së vazhdueshme në punë e brendshme të Kosovës.
“BE-ja duhet të dënojë këtë shkelje të shpejtë të Marrëveshjes Themelore”, është shprehur Kurti.
Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen pas dorëheqjes së katër kryetarëve paraprak gjatë vitit të kaluar.