Kryeministri Albin Kurti këtë ditë vikendi e pati ishte i angazhuar me disa aktivitete.
Ai fillimisht mori pjesë në proces të votimit, nderoi të rënët britanikë e këtë pasdite ka vendosur ta kalojë me disa nga deputetët e partisë së tij, njofton Klan Kosova.
Në një kafene të kryeqytetit, Kurti doli me deputetët Mefail Bajqinovci dhe Eman Rrahmani.
Në foton e publikuar nga Bajqinovci, Kurti shihet në humor si rrallëherë në publik.