Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas shkarkimit të Agim Veliut nga Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti po shihet që është i rrethuar nga militantë këshilltar.
“Me këtë shkarkim, Albini i paska ekzaltu partiakët, por e paska rreziku mjaftueshëm qeverinë”.
Reagimi i plotë:
Po shihet qe KM Kurti eshte i rrethuar militantet keshilltare. E kerkesa e nje militanti mesatar ne LV ka qene qe Agim Veliu te mos behet minister fare, ose mundesisht kur t’i vije shansa te shkarkohet.
Mirepo, kjo eshte kerkese e njerezve qe nuk kane pergjegjesi per qeverisjen dhe as cka mund te ndodhe pas nje vendimi te tille. KM nuk duhet te merrte vendime per plotesimin e deshirave te militanteve, e sidomos jo, kur e ka te qarte qe gjysma e kesaj qeverie perbehet nga LDK.
Nderkohe, per LDK, Agim Veliu eshte nenkryetar i saj. Ne ate kamp, Veliu shihet edhe si nje mbrojtes i rrept i ketij subjekti. Pra, njeri qe duhet te ishte ne qeveri gjithsesi.
Me kete shkarkim, Albini i paska ekzaltu partiaket, por e paska rreziku mjaftushem qeverine.