Albin Kurti së fundi ka folur rreth koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku ka lënë të kuptohet se ai nuk e do me çdo kusht postin e kryeministrit.
Kurti ka thënë se me LDK-në nuk kanë probleme të patejkalueshme. Madje ai thotë se kurrë se ka thënë se me çdo kusht e do postin e kryeministrit.
Kurti në “Konak” ka thënë se do të ishte përgjegjësi e madhe historike nëse nuk merren vesh për koalicion.
‘’Nuk Shoh që kemi probleme të patejkalueshme. Duhet të dakordohemi. Nëse konstatojmë se duhet të kemi zhvillim ekonomik, ta luftojmë krimin e korrupsionit. Këtu duhet t’i gjejmë përgjigjet çka po duam”.
“Unë e kam vështirë të flas për emrat e përveçëm të LDK. Le të testohen emrat e tyre e pastaj flasim. Përgjegjësinë e madhe që ne do ta marrim nëse nuk merremi vesh. Asnjëherë nuk kam thënë që me cdo kusht duhet të jem unë. Le të merremi vesh cka po duam dhe të vijmë tek emrat. Duhet ta theksojmë të përbashkëtën. Mundësinë e kemi unike.’’