Kurti: Infermierët sakrifikuan shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët tona

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka kushtuar disa fjalë inkurajuese infermierëve kosovarë të cilët sot e festojnë Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve.

Kurti ka thënë se që nga momenti i parë në luftën ndaj COVID-19, Infermieret e infermierët lanë shtëpitë e familjet e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish me punën e tyre.

Statusi i plotë i tij:

Po bëhen 1.500 orë prej momentit të parë që filluan luftën kundër virusit Corona. Infermieret e infermerët tanë janë ata që lanë shtëpitë e familjet e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish me punën e tyre.

Në ditën ndërkombëtare të infermierëve dua t’i falënderoj të gjithë këta. Janë mijëra të tillë, anembanë Kosovës, që për tre muaj sakrifikuan shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët tona.

Ju jemi falënderues i gjithë populli i Kosovës. Ata që janë prekur nga ky virus e kanë të qartë se sa të domosdoshëm jeni, kurse ne të tjerët lutemi e po punojmë që të mos ju nxjerrim më shumë punë. Bashkë do t’ia dalim!

https://www.facebook.com/albini2017/posts/869805733519312

Të ngjashme