Kryeministri Albin Kurti ishte në dijeni të një planin për atentat ndaj tij vitin e kaluar.
Kryeministri Albin Kurti ishte ne dijeni të një planin për atentat ndaj tij vitin e kaluar. Nga zyra për Informim e Qeverisë në një përgjigje kanë njoftuar se Kurti ishte njoftuar vitin e kaluar për një plan atentati ndaj tij nga AKI-ja.
Por sipas tyre lajmin nuk ishte bërë publik për të mos përhapur panik.
Njoftimi i Qeverisë:
Përgjigje në pyetjet tuaja rreth raportimit në media për një plan për atentat ndaj Kryeministrit Kurti në vitin 2021:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.
Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik.