Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zbatimi i MSA-së ndikon drejtpërdrejtë përmirësimin e jetës së qytetarëve, derisa kërkoi nga ministrat përkushtim dhe përgjegjësi maksimale për gjatë këtij viti, raporton Ekonomia Online.
Në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, shefi i ekzekutivit, ka deklaruar se janë zotuar që gjatë këtij viti Kosova të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kurti tha se këtë zotim e kanë bërë në dhjetor të vitit të kaluar dhe për këtë është me rëndësi që të zbatohet agjenda për reforma evropiane.
“Rëndësia e programit si dhe prioriteteve politike në kuadër të agjendës për reforma evropiane ERA 2, sivjet është më e madhe për shkak të zotimit politik që kemi marrë si Kosovë, që sivjet të aplikojmë për aplikim në Bashkimin Evropian”, tha Kurti
“Sot jemi mbledhur që të diskutojmë draftin përfundimtar të këtij dokumenti dhe ta miratojmë atë në parim. Marrë parasysh rëndësinë e reformave për integrim në BE në këtë fazë ka 6 vjet pas hyrjes në fuqi të MSA-së, obligimet që kemi marr përsipër ne këtë program duhet të trajtohen me prioritet të lartë”, tha Kurti.
Kurti tha se Qeveria e tij është e gatshme që t’i mbështes në vendimmarrje politike për të siguruar zbatimin e MSA-së.
Gjatë kësaj mbledhje, është planifikuar të miratohet Programi Kombëtar për Zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit 2022/2026. Ndërkaq, Kurti theksoi se për aplikimin në BE janë zotuar se do ta bëjnë gjatë mbledhës së Këshillit të Stabilizim-Asocimit.
“Edhe zëvendëskryeministri Bislimi dhe ekipi i tij do të jenë në dispozicionin tuaj për të siguruar zbatimin e duhur të këtij programi. Kosova është vend potencial për vendin kandidat dhe i është premtuar perspektiva e anëtarësimit në Bashkim Evropian, prandaj ne jemi të përkushtuar të zbatojmë pjesën tonë të detyrimeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimi me shtetet anëtare dhe institucionet e bashkimit evropian për të avancuar në fazën tjetër të anëtarësimet”, tha Kurti.