A ia vlenë të prishesh me tërë botën duke besuar verbërisht që ju jeni më të mirët e kësaj bote?!
Kjo është një pyetje siç thonë amerikanët, një milion dollarë.
Ka plot njerëz që ndërtojnë realitetin e tyre imagjinar të bazuar mbi një narracion që tingëllon bukur, duket gjithçka e drejtë dhe parimore, tingëllon ëmbël dhe plot dinjitet. Por, në thelb është veç mashtrim, është një drejtim pa dalje, është një kurth i kurdisur që në fund sjell veç dhimbje, sjell veç probleme. Është sikur ata që kënaqeshin me investimet në BITCOIN e në një ditë të vetme miliona njerëz kanë humbur më shumë se gjysmën e parave të investuara.
Kur njerëzit ndërtojnë realitetin e tyre imagjinar, çdokush tjetër që ua kundërshton atë realitet, atyre u duket armik, u duket tradhtar. Ata duan të besojnë në realitetin imagjinar pafundësisht, sepse nuk duan ta tradhtojnë vetveten edhe atëherë kur e shohin që gjithçka para tyre është absolutisht joracionale.
Pikërisht kjo gjë është duke u ndodhur kurtianëve. Të mbledhur rreth një realiteti imagjinar të një inxhinieri që është i dashuruar në numrin imagjinar, kanë ngelur brenda kurthit që nuk dalin dot. Prandaj pa pikë uji në sy, secilin njeri që nxjerr në sipërfaqe marrëzitë e këtij lideri, këta dalin edhe e shpallin tradhtar.
Qysh nga Roma e lashtë çdoherë ka pasur njerëz që kanë qenë të gatshëm edhe të vdesin, por jo me e pranuar që kanë qenë gabim në rrugën e tyre. Prandaj komunistët e kanë pasur edhe një parullë të famshme “Do hamë bar” me kuptimin që nuk i nënshtrohemi askujt. Sidoqoftë, kjo qasje është dëshmuar si qasje totalisht e dështuar dhe që sjell veç mjerim e kurrë asnjëherë dinjitet njerëzor.
Pra, mbi të gjitha problemi kryesor i politikës sonë aktuale është ajo që quhet IRRACIONALE.
Këtë qasje totalisht jo racionale e shohim sot në politikë, diçka veç për llajka në rrjet, politikë koti që thyen çdo marrëdhënie me botën e civilizuar edhe ndërton një realitet imagjinar për njerëzit e gjorë që idenë nuk e kanë çka në të vërtetë është sot politika në nivel ndërkombëtar. Kjo qasje irracionale e ka bërë sot të Kosovën tërësisht të parëndësishme para elitës botërore e rrjedhimisht e ka sjell edhe Kryeministrin e Shqipërisë para një akti të kryer ku ai ka veç dy zgjedhje:
Sëcili lider shqiptar racional do ta bënte këtë të dytën. Asnjë njeri normal nuk bie në kurthin e një njeriu që dashurohet në numrin imagjinar.
Ju vazhdoni të shani e të shpallni tradhtarë. Por tradhtarët e vërtetë janë ata që premtojnë bashkim kombëtar, e në anën tjetër ndërtojnë narracion me shajt çdo ditë MËMËN SHQIPËRI.