Se çka domethane me u vra si civil i pafajshem, me u dhunue si grue e çike e re teenager’e, me u egzekutue para familjareve dhe me u dhunue çika para nanes, e grueja para burrit, nga makineria militare e Serbise se udhehequn nga krimineli Milosevic, askush ma mire nuk e din se populli shqiptar, ai boshnjak e ai kroat ne ish Jugosllavi.
Pikerisht nga kjo pervoje e hidhun historike e jona, ishte Kuvendi i Republikes se Kosoves, ku u aprovuen vendimet per krijimin e Dhomave te Posaçme, per me i shkue deri ne fund te gjitha vrasjeve qe ndodhen ne kete truall.
Dhe, njashtu si Kurti qe i jep te drejte vetes te flase dhe te dale mbi procesin demokratik te Kosoves, tue e interpretue votimin ne Kuvendin e Kosoves me 82 vota per shkarkimin e tij si “vendim kunder popullit”, njashtu edhe keshilltari i tij, i jep te drejte vetes te dale dhe te flase ne vend te drejtesise se Kosoves, dhe asaj ndekombetare, tue e marre rolin edhe te prokurorit, edhe te gjykatesit edhe te egzekutorit.
Keshilltari i Kurtit, adreson, paragjykon dhe pergjitheson vrasjet e ndodhuna ne Kosove, tue akuzue Ushtrine Çlirimtare te Kosoves, pa e kuptue se ne drejtesi nuk egziston faji kolektiv, por se faji gjithmone asht individual. Ky person, i paraprine proceseve gjyqesore, pa e prite verdiktin e drejtesise, dhe shfryn mllefin e tij ndaj krejt formacionit historik ushtarak te popullit te Kosoves – Ushtrise Çlirimtare te saj – tue e adresue si “vrasese”.
Arsyetimi historik i nevojes qe Kosova ta kete Ushtrine Çlirimtare te saj asht – liria e Kosoves. Fakti qe dokumenton domosdone e egzistences historike te UÇK asht kjo liri, ku edhe nji kesi personi, si ky keshilltar i Kurtit, gezon lirine me paragjykue e kualifikue me mendjelehtesi te turpshme.
Tapia e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves asht – liria e Kosoves.
Dhe ky asht fakt i pakontestueshem historik.
Por, ky asht keshilltar i Albin Kurtit, qe per 50 dite udhehoqi qeverine e cila e deshmoi dhe e dokumentoi veten si Anti-amerikane, Anti-demokratike dhe tashti edhe si Anti-UÇK.
Vetiu lind pyetja: çka asht fundi i kesaj avanture te kesaj force politike si Vetevendosje ne krye me Albin Kurtin?
A mos duhet qe ne fund te ketij tregimi te Albin Kurtit, keshilltareve dhe partise se tij, Kosova me i kerkue falje Serbise dhe me e lute me na pranue mbrapa ne gjinin e saj (sic!)
Ndoshta reagimet e medias ne Serbi, si ky poshte, flasin ma sakte!