Kryeministri Albin Kurti tha se KFOR-i javën e kaluar u ka kërkuar që t’u japin kohë për heqjen e barrikadave, dhe se siç tha ai është parë angazhim dhe vëmendje nga ana e tyre.
Kreu i ekzekutivit shtoi se më problem se barrikadat janë njerëzit e armatosur që qëndrojnë prapa tyre, duke shtuar se institucionet kanë të gjitha kapacitetet për t’i hequr barrikadat.
Sipas tij, barrikada të vendosura në veri kanë mbështetjen politike nga Beogradi dhe financohen nga ta.
“Sa i përket barrikadave është e vërtetë që javën e kaluar ne na është kërkuar nga KFOR-t të japim më shumë kohë për heqjen e tyre, por unë jam optimist për këtë. Kemi parë vëmendje edhe angazhim të KFOR-it, por në të njëjtën kohë unë e ritheksoj që Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë kapacitetet për t’i hequr barrikadat që nuk janë barrikada civile që prapa tyre qëndrojnë njerëz të armatosur, që janë problem më i madh se barrikadat”.
“Barrikadat e tilla janë vënë nga ata të cilët janë eksponentët të krimit të organizuar të cilët e kanë mbështetjen politike nga Beogradi dhe financimin prej andej”.
LEXONI EDHE: