Kurti kundër vendimit për Pantiqin: Jam kureshtar, kush është prokurori që kërkoi e cili gjyqtar e aprovoi

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 12:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dërgimin në arrest shtëpiak të të dyshuarit për terrorizëm, Dejan Pantiq, arrestimi i të cilit nxiti barrikadat në veri.

Në një konferencë për medie, Kurti është treguar shumë i ashpër duke shprehur habinë se si ai u dërgua në arrest shtëpiak, duke qenë se ka akuza për terrorizëm.

Ai madje tha se është kurreshtar ta di se cili është ai prokuror dhe ai gjyqtar që kanë marrë këtë vendim.

“Unë nuk e di këtë çështjen gjyqësore, procedurale të atij që është i pandehur dhe mbahet në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai e ka statusin e të paraburgosurit por njëkohësisht është i pandehur për terrorizëm”.

“Ishte grevë në të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, a është e arsyeshme e vendos gjyqësori, por kur kemi akuzë për terrorizëm, të dërgohesh në arrest shtëpiak, unë jam shumë kurreshtar ta di se cili është ai prokuror që bën këtë kërkesë, dhe cili është ai gjyqtar që e aprovon”, tha ai. 

Të ngjashme