Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se qeveria që ai e ka udhëhequr ka vendosur standarde të larta në menaxhimin e ndërmarrjeve publike.
Kurti me anë të një shkrimi në Facebook, ka bërë me dije se vazhdojnë të mbesin të hapura konkurset për zyrtarë të lartë në katër ndërmarrje publike.
Ai bënë thirrje që profesionistët të aplikojnë për këto pozita.
“Sa më shumë kandidatë të përgatitur që të kemi, sa më shumë profesionistë të gatshëm për të drejtuar ndërmarrjet në përputhje me interesin publik, aq më e vështirë do të jetë që dikush të shtyjë para përzgjedhjen e gabuar, për synime të ngushta familjare, partiake a klanore. Ndikimin e mujsharëve që kanë kapur shtetin nuk do ta lejojmë. Me njerëz meritorë në pozita drejtuese, do të vijë edhe ndryshimi që meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. Andaj ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij ndryshimi, duke aplikuar për pozitat e drejtorëve dhe të zyrtarëve të lartë në ndërmarrjet tona publike”, ka shkruar Kurti.