Kurti: Kërkoj hetim të pavarur i cili do të zbardhte vrasjen e Astrit Deharit

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 13:36 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka komentuar raportin e ekspertizës së mjekëve zviceranë të rastit të vdekjes së Astrit Deharit, raporton EkonomiaOnline.

Duke u bazuar në këtë raport, Kurti ka kërkuar fillimin e një hetimi të ri, të pavarur, profesional, pasi që sipas tij ai zviceran ka përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes.

“Kam shpjeguar qëndrimin tim për këtë gjë se duhet patjetër të fillojë hetimi i ri i pavarur profesional sepse instituti zviceran një raport i hollësishëm shkencor ka shumë të gjetura të cilat e kanë përjashtuar vetëvrasjen, por edhe në të njëjtën kohë kanë konstatuar përfshirjen e një apo më shumë personave”, ka thënë Kurti.

Kurti edhe pse shprehet i bindur se ish-aktivisti i VV-së është mbytur, ka thënë se hetimi i ri do të zbardhë të vërtetën për vrasjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit.

 “Prandaj i domosdoshëm një hetim i ri profesional, i cili do të trajtojë vetëm faktet dhe provat materiale dhe njëkohësisht rrethanat e krimit jo vetëm në aspektin fizik por edhe hetimin e deritanishëm si dhe personat përgjegjës se çfarë kanë bërë si e kanë bërë dhe çfarë nuk kanë bërë. Të gjitha këto do ta zbardhin të vërtetën për mbytjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit”, ka thënë Kurti.

Këto komente kandidati për kryeministër nga VV-ja, i bëri gjatë vizitës në panairin “Agrokos” në Sallën 1 Tetori në kryeqytet.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/467006033901346/

Të ngjashme