Kurti i kërkon Ramës ta heqë taksën e Rrugës së Kombit

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 17:55 | Nga

Nën patronazhin e Partisë Evropiane Socialiste u zhvillua në Tiranë konferenca ballkanike e të majtëve të rajonit, ku Kosova u përfaqësua nga Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Fatmir Limaj i Nismës.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i kërkoi me këtë rast Brukselit që të mbajë fjalën e të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Evropian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane ndan të njëjtin qëndrim”, deklaroi kryeministri.

Ndërsa Albin Kurti i kërkoi Tiranës që të heqë taksën e Rrugës së Kombit, gjë të cilën nënvizoi se ia kishte thënë edhe Edi Ramës.

“Taksa është e shtrenjtë, kosovarët nuk janë të pasur. Është më mirë mirëmbajtja nga taksat e shtetit”, deklaroi Kurti.

Të ngjashme