Kurti konfirmon takimin me Mustafën: S’ka pengesë që na ndal

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 14:53 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes (LVV) Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa zhvillojnë takimin e radhës, raporton Ekonomia Online.

Takimi do të mbahet në Kuvendin e Kosovës nga ora 17:00.

Kurti ka konfirmuar se do të ketë takim me Mustafën, pas takimit e krerët e tri sindikatave.

Ai u shpreh i bindur se do të tejkalohen dallimet me LDK-në, duke mundësuar arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë.

I pyetur rreth çështjes së postit të Presidentit, Kurti ka theksuar: “Nuk ka pengesë që do të na ndalë për arritjen e koalicionit qeverisës”.

“Në jemi në komunikim të vazhdueshëm si dy parti që do ta formojnë Qeverinë e re. Po do të ketë takim sot”.

“Në këto takime do të vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Do të arrimë marrëveshje e me zotin Mustafa, do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat e vogla që i kemi”.

Kurti dhe Mustafa do të takohen pas një jave, prej kur të dy këta nuk arritën që të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion.

Ata nuk u pajtuan për ndarje të posteve ministrore.


LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/haxhiu-takimi-i-radhes-kurti-mustafa-brenda-kesaj-jave-pozita-e-presidentit-po-na-ndan/

Të ngjashme