Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk i ka kërkuar njohje Serbisë nëse kishin shkëmbyer letra për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Këtë akuzë ia kishte bërë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “ka pranuar kompromise të ndryshme, por se nuk duan ta përmendin Qeverinë e Kosovës, sepse kjo do të nënkuptonte njohje de facto dhe tha se pala prishtinase këmbënguli për këtë”.
“Jemi duke biseduar me ministren e Rozeta Hajdari dhe nuk dëshirojmë ta bëjmë e të mos kemi sukses. Qartazi nuk ka raport simetrik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne duhet t’i normalizojmë këto raporte. Unë nuk kam kërkuar që me shkëmbimin e letrave të arrijë njohje nga Serbia. Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë kanë bërë 33 marrëveshje pa u njohur. Andaj edhe Serbia mund ta pranojë pasaportën e Kosovës”, tha Kurt.