Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sot bëhen katër vjet që kur Komisioni Evropian ka konfirmuar për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë thotë se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.
“Sot bëhen katër vite, që kue Komisioni Evropian, e konfirmoi për herë të dytë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kosova është vendi më demokratik dhe më pro- Evropian, në Ballkanin Perëndimor, por që ende është i izoluar. Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, shkroi Kurti në Twitter.