Kurti: Kosova i ka raportet mirë me Amerikën

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,  dhe kryeministri aktual i Kosovës ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mira, pavarësisht se emisari amerikan, Richard Grenell, tha se Kurti është politikan jo i besueshëm dhe siç tha ai po mashtron kosovarët kur pretendon se raportet Kosovë-SHBA janë të mira.

Kurti në Istogu Channel, një medium lokal, ka thënë se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së kurrë s’kanë qenë më mirë.

“Ti e din shumë mirë, unë tan jetën kam qenë aktivist, po jo analist. Ata që bëjnë analiza janë nëpër studio televizive, që thonë a e pe qysh e kqyri… Kurrë ma mirë s’i kemi pasë. Po blejmë edhe helikoptera Black Haëk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time. Kurrë ma mirë nuk u kanë. A ka naj herë kritika e vërejtje, po, po na duhet me ecë përpara”, ka thënë Kurti në Istogu Channel.

Kurti ka thënë se tashmë pas qeverisjes së tij, raporti Kosovë-SHBA ka avancuar dhe nuk është vetëm diplomatik, por edhe i sigurisë dhe i fushës së energjetikës.

Të ngjashme