Kryeministri i vendit Albin Kurti, para kabinetit qeveritar ka folur për punë e bërë që nga marrja e mandatit, raporton Ekonomia Online.
Kurti tha se ata që qeverisën me dekada duhet ta shohin vetën në pasqyrë kur e kritikojnë qeverinë e tanishme.
“Ndonëse ndodhemi në një krizë të vështirë energjetike po bëjmë gjithë çfarë mundemi e krejt çka dimë që të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj, ndërkaq ata që për dështimet e tyre për dekada kërkojnë llogari nga ne që sot shënojmë 9 muaj në qeveri duhet më parë ta shohin vetën në pasqyrë. Zëri i tyre i lartë i propagandës nuk duhet ta turbullojë zërin tonë të arsyes”.
Ai ka thënë se kanë arritur që të menaxhojnë pandeminë dhe se pas nëntë muajsh janë vaksinuar 60% e popullatës.
Kur foli për rritjen ekonomike tha se ajo prite që të mbërrijë deri në 9.9% në fund të këtij viti dhe se gjatë kësaj periudhe janë punësuar mbi 10 mijë persona.
“Sot kemi 1 milion 650 mijë doza të administruara të vaksinës. Edhe pse filluam të fundit Kosova është prijëse në rajon me shkallën e vaksinimit”.
“…sot kemi situatë të qetë me Covid-19. Numri i vdekjeve është më i ulët. Reagimi i shpejt dhe me kohë ndaj situatës na ka mundësuar të mbajmë hapur ekonominë. Mërgata jonë ka filluar rrugëtimin dhe i urojmë mirëseardhje”.
“Përkundër pandemisë ka qenë vit i suksesshëm. Ekonomia jonë është kthyer drejt zhvillimit. Rritje ekonomike mbi 12%. Presim ta mbyllin vitin 2021 me 9.9%. Investimet e huaja direkt janë 9 milionë euro. Kemi regjistruar mbi 10 mijë vende të reja të punës”.