Kryeministri Albin Kurti, pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar qytetarëve me një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Për takimin e 14 shatorit që rezultoi i pasuksesshëm, Kurti dha detaje bashkë me zëvendëskryeministrin parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Ai edhe një herë ka ripërsëritur propozimin që u bëri përfaqësuesve të Bashkimit Evropian (BE).
Sipas tij, takimi s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit, para zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.
Ai shton se Asociacioni nuk mund të jetë kusht, për zbatimin e marrëveshjes dhe se çështja duhet të zgjidhet në kuadër të dhjetë pikave të Marrëveshjes bazë.
Kurti tha se të enjten në Bruksel “pati një poziccionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës” në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Aty tha se u ekspozua “përballë një skenari” të emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.
“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës. Në ftesën për takim nuk ishte përcaktuar ndonjë pikë specifike të rendi të ditës, por aty thuaje për planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur. Unë shkova propozimi ynë bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes që nënkuptonte që çdo nene duhej të përfshihej në planin e zbatimit. Parimin e gjithëpërfshirejs nuk është që e ka zbuluar unë”.
“Detyrimin për të zbatuar secilin nene e thotë aneksi. Në atë aneks prezantohet që çdo nen i marrëveshjes bazike duhet zbatuar dhe palët duhet ta zbatojnë. Në takimin e parë me Borellin dhe Lajçakun mu kërkuar që të kalojmë menjëherë ne negociata në lidhje me neni 10, ju bëra të qartë se nuk mund të dakordohemi pa zbatimin e neneve. Ju bëra të qartë se hapi i për duhet të jetë dakordimi i një plani të sekuencimit. Në takimin e për nuk arritëm tek një kuptim”.
“Në takimi i dytë me pjesëmarrjen e u ekspoziva përball një skenari që Lajçak duke që e keishte dizajnuar kohë më parë. Pasi i propozova planin e zbatimit të sekuencimit presidenti i Serbisë dhe Lajçak reaguan me të njëjti mendim. Ju thash nëse po e refuzoni propozimin tim a ka bërë Serbia një propozim të tillë, Lajçak tha me bindje po”.
Pas disa orësh takime të ndara me diplomatët e BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, dhe pas një takimi trepalësh, Kurti dhe Vuçiq nuk kanë arritur të pajtohen për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.
Përderisa përfundimi pa rezultat i takimit të 14 shtatorit ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e procesit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Madje si rezultat i kësaj, po kërkohet që Shtetet e Bashkuara të përfshihen direkt në procesin e dialogut.
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka pritur rezultate më konkrete, gjatë takimit të fundit.
Lajçak tregoi se pas takimit të nivelit të lartë, iu është drejtuar ambasadorëve të vendeve anëtare BE-së, në Bruksel për detajet e takimit.
E presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se bisedimet me Kurtin përfunduan pa sukses, pasi Kurti, sipas tij, “e refuzoi propozimin evropian”.