Kurti lajmërohet nga Roma, në Kongresin e Socialistëve po merr pjesë edhe kancelari gjerman Scholz

Prishtinë | 02 Mar 2024 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar nga kryeqyteti i Italisë ku edhe po merr pjesë në Kongresin e Partive Evropiane Socialiste.

Në këtë Kongres do të diskutohet në veçanti për zgjedhjet e qershorit në Bashkim Evropian.

“Së bashku, ne qëndrojmë për një Evropë sociale, demokratike dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.

Në kongres shihet i pranishëm edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Të ngjashme