Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shkelur marrëveshjen.
“E kam thënë, edhe sot e them që e kemi LDK-në partner. Ne duam ta kemi LDK-në në koalicionin qeverisës. Nuk besoj se LDK-ja do të duhej të identifikohej me deklaratën e mbrëmshme (për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme)”, ka thënë kryeministri, duke iu referuar qëndrimit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, të cilin sot e shkarkoi nga detyra.
Sipas kryeministrit, Agim Veliu deshi të bëhet “më katolik se papa”. Kurti ka thënë se Veliu deshi “ta shpallte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”.
“Nuk do të ketë ministra në qeverinë time që duan ta shpallin shpalljen. Mund të flasësh, por jo si ministër më. Tash është liria e shprehjes. Por jo si ministër, prandaj e lirova nga detyra”, ka theksuar ai.