Ambasada e Francës ka mbajtur konferencë për medie në kuadër të edicionit të 23-të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Në panelin ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Me këtë rast ai tha se regjisorët e aktorët kosovarë po tregojë suksese të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare.
Ai foli edhe për Ligjin për Kinematografinë, duke prezantuar ndryshimet e bëra. Kurti pohoi se parashihet zbritje e taksës prej 30% për projektet ndërkombëtare, financimi deri në 80% për projektet filmike dhe mbështetje 100% për regjisorët debutues.
“Unë pata kënaqësi të jem dëshmitarë i premierës së filmit të saj të fundit të Blerta Zeqirit, në festivalin e filmit në Venecia, pastaj edhe të filmit të fundit ku luan Luana, i cili gjithashtu e fitoj shpërblimin kryesore të filmit më të mirë të shkurtër në festivalin e Venedikut”.
“Këtë vite ne kemi prezantuar një Ligje të ri për Kinematografinë në Kosovë i cili është i mbushur më stimuj për të rritur kinematografin përfshirja e zbritjes së taksave prej 30% për projektet ndërkombëtare, financimi konsiderueshëm deri në 80%, për projektet filmike, dhe mbështetje 100% për regjisorët debutues”.
Drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, tha se kur ka vullnet politik gjërat mund të ndryshojnë.
Sipas saj, është dëshmuar se gratë mund të përfaqësojnë shtetin e institucionet, raporton EO.
“Mendojë se çdo gjë kur ka vullnet politikë, gjërat ndryshojnë. Unë kam qenë regjisore në të kaluarën dhe kam punuar filma, tashmë kam kënaqësi të madhe edhe krenari të madhe e kam marr drejtimin e Qendrës Kinematografikë të Kosovës, mendojë qe grat munden shumë mirë më përfaqësua shtetin një përqindje e madhe e grave”.
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot, u shpreh i luktur që Festivali i Filmit Frankofon është bërë pjesë e kalendarit kulturor të Kosovës.
Madje sipas tij, tema e sivjetme e festivalit është tejet e rëndësishme, ngase flitet për gratë dhe pozitën e tyre.
“Jam shumë i lumtur që po e hapim javën e edicionit të 23-të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë, ku edhe është bërë një festival i rregullt në kalendarin kulturor të Kosovës, në Prishtinë por edhe në Pejë pra qytet i cili sivjet edhe do të jetë edhe kryeqyteti i festivalit”.
“…tema e sivjetshme është portrete grash apo portrete femrash sepse kjo hynë edhe në kuadër të diplomacisë feministë të cilën Franca e ka shumë për zemër. Pra ne jemi shumë të lumtur që gjatë kësaj jave do të paraqiten filma ku luajnë gratë”.