Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, bashkë me Sekretarin Organizativ, Alim Rama dhe Koordinatorin e Qendrave, Salih Zyba kanë mbledhur një ditë më parë drejtuesit e qendrave të kësaj partie e ku thuhet të kenë diskutuar për por situatën politike në vend por edhe për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 2025-ës.
Teksa njoftuan për takimin u tha se ata janë të “përkushtuar ndaj organizimit të brendshëm demokratik, përfaqësimit të denjë të qytetarëve dhe realizimit të programit tonë qeverisës në shërbim të Republikës”
Shkrimi i plot:
Mbledhja me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Dje, në zyrën tonë qendrore, u mbajt mbledhja e përbashkët me drejtuesit e qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Kjo ishte mbledhja e parë me qendrat pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe përmbylljes së cikleve zgjedhore lokale, si vazhdim i organizimit dhe angazhimit tonë në terren.
Në mbledhje ishin të pranishëm Kryeministri, njëherazi Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretari Organizativ, Alim Rama, si dhe Koordinatori i Qendrave, Salih Zyba.
Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për situatën aktuale politike në vend dhe për fushatën tonë zgjedhore të suksesshme, e cila u kurorëzua me mbështetje qytetare prej 51.10% dhe 57 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, u trajtuan çështje që lidhen me procesin e certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve të reja.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe aspektit organizativ të Lëvizjes, funksionimit dhe organizimit nëpër qendra, si dhe çështjeve të tjera të rëndësishme për forcimin e mëtejmë të strukturave tona.
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar ndaj organizimit të brendshëm demokratik, përfaqësimit të denjë të qytetarëve dhe realizimit të programit tonë qeverisës në shërbim të Republikës.





