I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, paska deklaruar se “Rruga që po ndjek Kurti mund të mos jetë e mirë për afrimin e Kosovës me BE”. Një dëshmi kjo e çarjes së raporteve diplomatike të Qeverisë së Kosovës edhe me mbeshtetsin e tij kryesor te deritanishëm, Gjermaninë. Ndërkohë, ka ditë që zyrtare të lartë të administratës amerikane, sikur J.O’Brein, G.Escobar e deri te Ambasadori Amerikan në Prishtinë, kanë pohuar se qeveria e Kosovës nuk po e trajton si partnere ShBA-ne.
Ky pozicion defansiv diplomatik i Kosoves tregon per deshtimin synimeve te dikurshme te Kurtit se do t’i shfrytëzonte antagonizmat e Berlinit dhe Uashingtonit per t’u lidhur me te parin nese e humb mbështetjen e te dytit. Ashtu sic kishte ndodhur gjate kohes se administratës Trump.
Ne kete situate ku Amerika po e kritikon se nuk po i trajton si partner, kurse Gjermania se rrugen qe eshte duke ndjekur nuk e afron Kosovën me BE-ne, mbase e vetmja mundësi qe i ka mbetur Kurtit eshte ndihma e tij per socialistet evropiane per zgjedhjet e 9 qershorit 2024, per Parlamentin Evropian. Mbase kështu shpreson se do të mund ta ndryshojë elektoralisht Evropën dhe kur të fitojnë aleatet e tij të njëmendtë politikë dhe ideologjikë do te përmirësohet edhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës.