Qeveria e Kosovës mblidhet sot në ora 10:00. Në rend të ditës për shqyrtim janë 20 pika.
Sipas rendit të ditës në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publikë.
Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes
Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC, për Zhvillim Ndërkombëtar (MFPT).