Kreu i VV-së, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëpartiak dhe prindërit e Astrit Deahrit kanë bërë homazhe pranë arkivoleve të katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në hollin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kurti është nënshkruara në librin e përkujtimeve. Homazhet kanë filluar nga ora 10:00 dhe do të vazhdojnë deri në orën 11:30.
Homazhe kanë bërë numër i madh i qytetarëve, por edhe krerë institucionesh.
Katër heronjtë e Llapit i ka nderuar edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe pjesëtarë të tjerë të FSK-së.
Kurse prej orës 12:00 mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.
Ata do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani në Prishtinë.