Kurti me delegacionin nga Shqipëria flasin për lehtësim lëvizjeje për banorët e brezit kufitar

Prishtinë | 25 Tet 2022 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij një delegacion nga Republika e Shqipërisë, të përbërë nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko dhe Gerta Duraku, Prefekti i Kukësit, Ali Hallaçi dhe Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal.

Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u tha në takim. Me këtë rast Kurti u ftua që ta vizitojë Kukësin.

Ai shtoi se duan të ecin në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks te lehtësimi i lëvizjes së banorëve të brezit kufitar.

Të ngjashme