Kryeministri i Republikës së Kosovës , Albin Kurti, ka bërë homazhe tek “Busti Heroinat” në mëngjesin e së dielës, raporton Ekonomia Online.
Kurti me këtë rast ka folur për rolin dhe kontributin e gjinisë femrore në të gjitha proceset historike dhe më gjerë.
Ai tek sa foli për rolin e gruas në shoqëri e ka vlerësuar lartë guximin, qëndrueshmërinë dhe virtytet e grave në histori.
Kryeministri tutje ka inkurajuar gratë për rrëfimet sepse sipas ti e vërteta ndihmon të gjithë.
“Shteti i Republikës së Kosovës, Qeveria jonë është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual, dhe me gjithë kapacitetin tonë, me aftësitë, dijet tona, po përpiqemi që t’iu dalim në ndihmë. Në njërën anë t’i inkurajomë rrëfimet për gjenocidin e Serbisë, sepse e vërteta na ndihmon të gjithëve, edhe si individë dhe shoqëri. Gjithashtu në anën tjetër edhe faktorëve ndërkombëtar ua bënë me dije se nuk duhet të harrojnë një luftë e cilat ka ndodhë në jetën tonë, në brezin tonë, pikërisht tash kur po përsëriten shumë prej këtyre imazheve makabër në Ukrainë për shkak të invazionit rus dhe agresionit ushtarak atje”