Kryeministri i Kosovës, në gjuhen serbe u është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës, për rastin e suspendimit të gjyqtares serbe, Liliana Stevanoviq.
Ai ka kërkuar nga ta që të mos ndikohen nga siç e ka quajtur ai, regjimi autoritar në Beograd, ku tha se atyre [qeverisë së Beogradit] nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë
I pari i qeverisë tha se për suspendimin e gjyqtares Liliana Stevanoviq mori vesh nga mediat, e kjo sipas tij, do të thotë që ajo nuk është larguar nga puna,.
Kurti, ka falënderuar qytetarët serbë për protestën paqësore, por shtoi se ajo do të ishte më e besushme po që se ata do të protestonin për drejtësi sociale, zhvillim të shpejtë e kundër krimit e korrupsioni.
Tutje, ai tha se qeveria në Beograd përpiqet që ta destabilizoj Kosovën për qëllime zgjedhore, e ndoshta edhe për interesa luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe, duke aluduar kështu në Rusinë.
“Ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të besoni më shumë te Qeveria e Kosovës. Rritja ekonomike, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rritja e eksporteve, të ardhurat nga tatimet dhe doganat, rritja e investimeve të huaja direkte dhe e buxhetit të shtetit, na japin shpresë neve që jetojmë këtu”, është shprehur Kurti.