Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
Para fillimit të ceremonisë, Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona për mosrespektim të urdhrave policorë.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke bërë të ditur se të ndaluarve do t’u shqiptohet një tiketë për kundërvajtje.