Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i ftuar në podcastin “Public Square” me Ditmir Bushatin ku ka folur për marrëdhëniet e tensionuara me SHBA-të.
Kurti ka sqaruar se SHBA-të duhet të kujdesen për demokracitë e të gjithë planetit dhe mund të ketë mospjatime në shumë aspekte strategjike e taktike.
Ai theksoi se, se nuk pret nga SHBA që të shohin Beogradin me sytë e Albin Kurtit po as ata nuk duhet të presin që Albin Kurti të shohë Beogradin me sytë e DASh-it.
“SHBA-të duhet të kujdesen për demokracinë në gjithë planetin dhe unë e kuptoj që ata nuk kanë mjaftueshëm kohë dhe unë gjithashtu i kuptoj që kohë ka gjithnjë e më pak.Jo vetëm ata por edhe të gjithë ne.
Prandaj këtu shtohen dhe konsideratat gjeopolitike dhe strategjitë e caktuara, natyrisht që mund të ketë ndonjëherë mospjatime, më shumë në aspektin strategjik e taktik sesa parimor e vleror.
Sido që të jetë unë një gjë ua kam bërë të qartë të gjithëve, as nuk pres nga SHBA-të që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit por, as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e DASH”, tha Kurti. (CNA)