Kurti “ndan” sindikalistët: Disa u rrahën gjatë procesit të privatizimit, disa bënë memorandume me PAN-in

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, tha se ka sindikalistë që në fushatë zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunim me PAN-in (shkurtesa për PDK, AAK, Nisma). E në anën tjetër, ka pasur sindikalistë që janë rrahur përgjatë procesit të privatizimit, raporton Ekonomia Online.

“Nuk mund t’i fusim të gjithë sindikalistët me një thes”, tha Kurti.

“Si subjekt socialdemokrat kemi qenë afër sindikatave, por as dikur as sot krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë. Në njërën anë kemi pas sindikalistë të cilët përgjatë procesit të privatizimit janë rrahur brutalisht edhe në kohën e privatizimit të Aeroportit të Prishtinës”.

“Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojtë ndërmarrjet, vendet e punës, i kanë mbrojtë punëtorët dhe për atë gjë janë rrahur nga grupe të caktuara që kanë qenë në anën e privatizimit të egër dhe abuziv. Këto po që janë elemente fashiste, sepse rrahja e sindikalistëve është dukuri fashiste që nuk ka ndodhur veç te na. Në anën tjetër kemi sindikalistë të cilët në fillim të qershorit të vitit 2017 midis fushatës zgjedhore patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in”, tha ai.

Kryeministri, në mënyrë të çuditshme, fajësoi sindikatat edhe për mungesën e sapunëve nëpër shkolla.

“Të pafajshëm nuk janë as disa kryesindikalistë. Qysh në shumë shkolla tona për dy dekada nuk ka pasë as sapun, dhe të vijnë në shprehje vetëm përmes kërkesave për rritje pagash?”, deklaroi kryeministri, duke aluduar qartë në kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ia rikujtoi Kurtit se si i kishte takuar po këta sindikalistë sa ishte në opozitë dhe i kishte mbështetur kërkesat e tyre.

Po ashtu, Hoxha rikujtoi se arsimi nuk i ishte nënshtruar privatizimit, ashtu sikurse dhe shëndetësia.

Të ngjashme