Kurti: Në deklaratë të vendoset fjala deputetë në vend të përfaqësues të popullit

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 13:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kërkoi nga deputetët që në deklaratën për dënimin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës, të hiqet fjala “përfaqësues të popullit”, dhe të vendoset “deputetët e Kuvendit të Kosovës”.

Ai tha se Vetëvendosje ka dënuar sulmin, ndërsa paragrafi i 3 i deklaratës lidhur me sulmin e mbrëmshëm aludon në veprimet e opozitës.

“Ne e kemi dënuar aktin kriminal por nuk jemi dakord me paragrafin e 3 e cila bën një lloj aludimi të veprimeve të opozitës. Nëse hiqet paragrafi i tretë dhe në vend të fjalës përfaqësuesit e popullit vendoset fjala deputetë, pasi që këtu ka edhe përfaqësues të korrupsionit”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme