I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti këtë të shtunë ka vizituar Gjilanin.
Ai bashkë me anëtarë tjetër të kësaj partie kanë vizituar disa pjesë të këtij qyteti, siç shihet nga disa fotografi të postuar nga Kurti në Facebook.
Lexo po ashtu: Kurti: NATO nuk na e bënë ushtrinë, por ne e përbëjmë NATO-n.
Nga fotografitë shihet se ata edhe kanë zhvilluar takime me qytetarë.
“Gjilani është gati për të vendosur vetë. Sot tri javë është heshtja zgjedhore. Ndërkohë do të jemi të zëshëm si kurrë më parë, drejt fitores”, ka shkruar Kurti.