Kurti në Gjermani: Kosova po ndërmerr investime për të hapur vende të reja pune

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimet në Mynih të Gjermanisë, në kuadër të Konferencës së Sigurisë.
E para që Kurti ka takuar, është presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud – Basse.

Në një postim në Twitter, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova po ndërmerr një seri investimesh infrastrukturore që do të krijojnë vende të reja pune.

“Kosova po ndërmerr një seri investimesh infrastrukturore të zgjuara dhe të synuara që do të krijojnë vende të reja pune dhe do të shtyjnë rritjen tonë ekonomike. Në ditën time të parë Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova Presidenten e BERZH, Odile Renaud për ta falënderuar për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe për të bërë plane për bashkëpunim në të ardhmen”, shkroi Kurti në Twitter.

Të ngjashme