Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka qëndruar në ishullin e Kretës në Greqi, ku ka marrë pjesë në Symi Symposium edicioni i 21-të.
Ai ka njoftuar në Facebook se tema kësaj radhe ishte “Demokracia dhe Fuqia – Nga Hybris te Nemesis: në kërkim të një paradigme të re për shoqëri të përbashkëta”.
“Diskutimet u zhvilluan sipas rregullit Chatham House e si zakonisht pjesëmarrës ishin personalitete të shquara me profile e nga vende të ndryshme të botës. Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja me ta, të prezantoja në panelin për Ballkanin si dhe privilegj të jem në panelin e përmbylljes së punimeve mbrëmë”, ka shkruar ai.