Kurti në Kuvend paralajmëron protesta masive, kërkon që taksa të mbetet në fuqi

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 11:34 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit tha se Qeveria Haradinaj do të njihet vetëm për dështimet e saj, ndërsa shtoi se nëse situata vazhdon njëjtë do të ketë protesta edhe më masive.

Kreu i VV-së në seancën e parë për sezonin pranveror ku në rend dita janë 30 pika vendi ka shënuar regres në të gjitha fushat, raporton Ekonomia Online.

“Në vitin që shkoi papunësia te gratë ka mbetur njësoj. Sot lajm po bëjnë punëtorët që nuk janë në grevë se ata që janë në grevë. Sot është rritur korrupsioni, tek sa rendi tek ambasadat po rriten”.

Kurti foli edhe për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për marrëveshjen me Serbinë, duke thënë se aktualisht nuk mund të flasim për dialog, por për një pazar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në vitin e kaluar presidenti paralajmëroi kompromis të dhimbshëm. Thaçi ose bën blof me idenë e pajtimit final me Serbinë ose tash ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë. Ajo çfarë kemi sot nuk është dialog por pazar”.

Ndërsa ai tha se qëndrimi i VV-së, është kundër heqjes së taksës ndaj Serbisë, raporton EO.

“Thaçi po do ta sjellë Rusinë në lojë sepse ajo është në OKB. Se çka donë Serbia e dimë mirë. Ne kemi qëndrim të kundërt me presidentin dhe kryeparlamentarit”.

“Ne kërkojmë largimin e qeverisë Haradinaj dhe mbetjen e tarifës. Nuk ka kuptim dialogu përderisa kemi çdo ditë ftesa nga Gjykata Speciale”.

“Protesta e 29 shtatorit ishte madhështore, por ajo do të jetë e vogël krahasuara me protestat tjera nëse nuk ndalet ky president”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/438089846730083/

Të ngjashme