Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, për tu takuar me Listën Serbe, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka, gjatë ditës ka thënë se këto takime zhvillohen në kuadër të bisedimeve për ta krijuar Qeverinë.
“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar Qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshirë edhe minoritetin serb”.
“Me këta të fundit do të diskutohet programi qeverisës – sidomos në fushat që kanë ndikim në jetën e këtij komuniteti. Po ashtu do të diskutohet edhe për propozimet e Kurti sa i përket drejtuesit të ministrisë që do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb, siç garanton Kushtetuta”.