Deputeti i VV-sw Albin Kurti ka bërë thirrje përsëri Kadri Veselit të kandidohet për kryetar të Kuvendit. Ai ka thënë që në mesin e koalicionit PAN ka persona që do t’i votonte për kryetar të kuvendit.
“Shiko a i ke 61 deputet, dil matu. Pse nuk po del të matësh. Nëse frikësohesh të matesh, unë jam i bindur që në mesin e PAN ka deputet i kanë 61 vota, ka deputet që unë i votoj për kryetar të Kuvendit. Kadri Veseli ka dështuar në uzurpimin e sistemit të drejtësisë. Astrit Dehari është mbytur në burg”.
Për pesë të arrestuarit e VV-së të akuzuar për terrorizëm, Kurti ka thënë se ata u liruan në mungesë të provave, derisa tha se nuk do ta lënë pa e zbardhur rastin e tij.
“E pat edhe vet se si e krahasoi flamurin kombëtar me atë të Serbisë”, ka thënë Kurti.