Në një tubim zgjedhor në Mitrovicë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se ajo po garon në zgjedhje me “gomë rezervë”, pasi kryetari aktual, Bedri Hamza, ka refuzuar të kandidojë për një mandat të ri.
“Kjo partia tjetër që ka qenë në pushtet këto katër vjet, nuk po garon edhe për një mandat tjetër… po nuk shkohet në Mitrovicë me gomë rezervë,” tha Kurti.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e së dielës, më 12 tetor, të votojnë kandidatin e VV-së, Faton Pecin.