Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në njëvjetorin e marrjes së mandatit qeverisës, duke thënë se përgjatë një viti kanë naviguar nëpër kriza botërore, të cilat, sipas tij, kanë testuar jo vetëm aftësinë e tyre qeverisëse, por edhe qëndrueshmërinë shoqërore.
“S’ka dyshim se problemet që kemi trashëguar janë të mëdha e sfidat, të cilat i kemi përpara, janë edhe më të mëdha. Por ju na keni besuar ne që të bëjmë ndryshimin. E ky ishte vit i kthesës drejt zhvillimit”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
Kurti tregoi se me mbledhjen e sotme, gjatë 365 ditëve, kanë mbajtur 68 mbledhje të qeverisë, 609 vendime dhe proceduar 132 projektligje, shifra këto që, sipas tij, janë më shumë sesa çdo qeveri tjetër paraprake në vitin e parë.