Kurti në Prokurori, dëshmon kundër Thaçit e Veselit

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 09:14 | Nga kastriot Kokollari

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka arritur në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij lidhur me kallëzimin penal ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për rastin “Organizata Syri i Popullit”, raporton Ekonomia Online.

Në ora 11:00 pritet të intervistohet edhe nënkryetari Glauk Konjufca.

Më 25 prill të këtij viti kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe asokohe kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, kishin bërë kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë.

Kurti dhe Konjufca pretendojnë se Thaçi e Veseli nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se dy anëtarët e VV-së janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme