Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thirrur në takim liderët e partive politike për të diskutuar lidhur me situatën rreth pandemisë COVID-19, raporton Ekonomia Online.
Pas Kurtit në Qeveri është parë duke hyrë edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.
Ndërsa Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë.