Kurti në SHBA, DASH thotë se s’ka “asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar”

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qe dy ditë ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, me ftesë të NDI.

Përveç takimeve në kuadër të kësaj konference, Kurti duket se nuk do të ketë ndonjë takim në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Nga DASH kanë thënë se s’kanë asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar.

“Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar”– shkruan në përgjigjen e DASH-it për kallxo.com.

Ndryshe, në njoftimin e ZKM’së për shkuarjen e Kurtit në ShBA ishte thënë se kryeministri do të ketë takime të ndryshme bilaterale.

Ishte përmendur dhe pjesëmarrja e tij në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.

Deri më tani, Kurti ka mbajtur takime me kongresistin James P. McGovern, kryetarin e Komitetit Kombëtar Demokrat, Jaime Harrison, në prani dhe të Presidentes së NDI, Tamara Wittes dhe kryetarit të Bordit Drejtues të NDI, Tom Daschle, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe ndër të tjerë edhe mërgatën kosovare në Amerikë.

Të ngjashme